Aktualitet

Google Earth zbulon brenda në liqen trupin e zhdukur prej 22 vitesh






               Publikuar në : 15:27 - 12/09/19 |
mapo.al

Skeleti i një burri të zhdukur 22 vite më është zbuluar në një liqen në Florida. Mbetjet e William Moldt u gjetën brenda automjetit të tij të zhytur në ujë në Wellington afër Palm Beach. Makina u zbulua në Google Earth nga menaxheri i planifikimit të banesave të The Grand Isles.

Policia tha se Moldt u raportua i zhdukur në nëntor 1997 dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë. Trupi i Moldt ishte ende brenda makinës së tij. Policia tha se mjeti ishte i gëlqerizuar, gjë që tregonte se ka qëndruar në ujë për një kohë të gjatë.

Automjeti dhe mbetjet iu dërguan hetuesve për kryerjen e autopsisë. Moldt u largua nga një klub nate mbrëmjen e 7 nëntorit 1997 rreth orës 11:00. Ai raportohet se nuk ishte i dehur dhe u iku vetëm me automjetin e tij.

Moldt telefonoi të dashurën e tij nga bari rreth orës 21:30 për t’i thënë që së shpejti do të ishte në shtëpi. Ky ishte kontakti i fundit që ajo pati me të.



Etiketa: , , ,

Pas