Teknologji

Google shumë pranë zbulimit të kompjuterit kuantik






               Publikuar në : 19:16 - 01/07/19 |
mapo.alm

Google është afër realizimit të një kompjuteri kuantik për herë të parë, pasi bëri një zbulim të madh në fushën e informatikës. Hartmut Neven, drejtor i Laboratorit të Inteligjencës Artificiale Kuantike të Google, zbuloi në revistën ‘Quanta’ se procesori më i avancuar i kuanteve të laboratorit të tij ishte duke u përmirësuar në një shkallë shumë më të madhe se sa ishte menduar më parë.


Kjo do të thotë se gjiganti i teknologjisë mund të jetë vetëm disa muaj larg arritjes së asaj që njihet si supremacia kuantike. Kompjuterët kuantikë janë në gjendje të zgjidhin problemet, të cilat nuk janë në gjendje t’i rregullojnë kompjuterët klasikë.



Kompjuterët kuantikë zëvendësojnë njësinë matëse tradicionale ‘bit’ – ‘një’ dhe ‘zero’ të përdorura në komunikimet digjitale – me kuantet qubit. Vetitë kuantike të ‘qubits’ do të thotë se funksionojnë në mënyrë superiore. Ky fenomen i pazakontë i lejon kompjuterët kuantikë të jenë shumë më të fuqishëm se kompjuterat tradicionalë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas