Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Goran Bregoviç në Korçë, artistët shqiptarë thirrje për bojkot

by mapo.al
07/08/2021
in Aktualitet, Kryesore, ShowBizz
0

Artistët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë bëjnë thirrje për bojkotim të festës së Birrës Korça, 18-22 gusht, ku është i ftuar edhe këngëtari serb, Goran Bregoviç, i cili njihet si nacionalist dhe njeriu që i thurte lavde “tigrave të Arkanit” gjatë masakrave të paramilitarëve serbë në Kosovë.

Fillimisht reagoi këngëtarja Vesa Luma e cila u shpreh se ishte e shokuar nga ftesa që i ishte bërë artistit serb, i provuar si antishqiptar dhe mbi të gjitha autor i këngës që njihet si himn për masakrat serbe në Kosovë, gjatë 1999, sidomos me këngën “Kallashnikov”.



Kundër ftesës për këngëtarin serb është shprehur edhe Aurela Gaçe e cila shton se asnjë artist shqiptar nuk është ftuar të performojë në Beograd, ndërsa ka zgjedhur të ironizojë organizatorët festës së Birrës Korça.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Eni Koçi kërkon anulimin e koncertit. Përmes një shkrimi në Storyn e saj në Instagram, ajo ka shkruar se kjo gjë nuk mund të arsyetohet dhe duhet të anulohet ky koncert pa menduar dy herë.

Ndër të tjera, Eni Koçi shkruan se është turp nga autoritetet përkatëse në Korçë ta lejojnë të ndodh kjo gjë. Kujtojmë se, krahas këngëtares një reagim e ka bërë edhe bashkëshorti i saj, Genc Prelvukaj.

 

Artistja e radhës që reagoi ishte Besa Kokëdhima. Ajo shkruan se Bregoviç është një artist i mirë, por jo i njerëzishëm. Ajo kërkon që me famën dhe emrin e këngëtarit të mos lëndohen vëllezërit tanë nga Kosova.

“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo.

I ashpër është treguar edhe reperi shqiptar shumë i dashur nga publiku, Unikkatil, i cili jeton prej vitesh në SHBA. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka deklaruar se kjo ftesë tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sipas Unikkatil, ndëshkimi më i mirë do të ishte nëse bojkotohet koncerti dhe sidomos ajo birrë përgjithmonë. “Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi më i mirë kish me qenë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë përgjithmonë”, ka shkruar ai i revoltuar.

***

Por, mes artistëve ka edhe nga ata që kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre, edhe pse kanë qenë të ftuar nga organizatorët e këtij evenimenti. Të tillë janë reperët Noizy dhe Capital T të cilët kanë anuluar pjesëmarrjen për këtë shkak, gjatë tre netëve të festës së Birrës Korça.

Capital T
Capital T ishte i ftuar që të përformonte në hapjen e evenimentit të Festës së Birrës në Korçë. Mirëpo për shkak të ftesës së artistit serb Goran Bregoviç, ai ka anuluar përformancën e tij.

Ai u kërkoi falje fansave të tij për anulimin e përformancës. Gjithashtu i bëri thirrje Bashkësi së Korçës që ta anulojnë përformancën e artistit serb.

“E ndjeva të rrugës që të reagoja për eventin e festës së birrës në Korçë për faktin se unë isha i ftuar për të bërë hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur që të jem aty, afër njerëzve që e duan muzikën time edhe e duan prezencën time aty, por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic, prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova që të anuloja performancën time. Iu kërkoj falje të gjithëve!

I bëj thirrje bashkisë së Korçës, absolutisht që të anulojë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur edhe nuk i takon asaj si institucion shtetëror që të sjellë një artist serb këtu në Shqipëri”, është shprehur Capital T.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Noizy
Reperi Noizy ka anuluar gjithashtu pjesëmarrjen në eventin e Birrës Korça. Në një insta story, reperi shkon edhe më tej duke ftuar këngëtarët e tjerë shqiptarë që të organizojnë një koncert paralel me festën e Birrës Korça. Teksa njofton organizatorët e festës së Birrës Korça se nuk do të jetë i pranishëm, Noizy ka një sugjerim për ta, të ftojnë Dua Lipën e cila ndodhet në Shqipëri prej dy javësh dhe jo artistin serb të cilin sipas tij, nuk e njeh askush në Korçë.

Kujtojmë që administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja ka sqaruar pak më parë se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.

Goran Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj” dhe “Kallshnikov”. Goran Bregoviç ka mohuar gjatë gjithë jetës së tij kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb në kohën e luftës në Kosovë, që vriste popullatën shqiptare por edhe atë kroate.

Gjithashtu edhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve, është një tjetër element që i vesh atij (këngëtarit) nota të theksuar anti-shqiptari.

Madje, Bregoviç njihet edhe si ithtar i Vladimir Putin, duke mbështetur pushtimin e Krimesë prej tij. Ukraina ia ka ndaluar koncertet në territorin e saj. Edhe Polonia ka vendosur të njëjtën gjë për artistin serbo-kroat nga Bosnje Hercegovina.

Tags: 17 vjedhje ne korcebojkotBregoviçFesta e Birres KorçaGoran BregoviçKorce

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Rindërtimi/ Veliaj në banesën e re të familjes Trimi në Ndroq

Veliaj: Nëse duam të marrim pjesë në koncerte, duhet të vaksinohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In