Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Goran Bregoviç, Rama e merr në mbrojtje: Inatin e kanë me mua

by mapo.al
24/08/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Me anë të një statusi të gjatë në rrjetet sociale, Kryeministri ka marrë në mbrojtje artistin serbo-boshnjak duke i konsideruar ata që e kundërshtonin ardhjen e tij si “shqiptarë mendjefikur” qofshin këta në Prishtinë apo Tiranë. Rama thotë se me sjelljen e tyre nuk ndryshojnë shumë nga serbët. Gjithsesi kryeministri nuk shpjegon se përse duhet të jenë shqiptarët ata që duhet të adaptojnë këtë sjellje kundrejt serbëve në një kohë që në Serbi ende nuk ka performuar asnjë artist shqiptar. Koncerti i Bregoviç u shoqërua me incidente

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur dhe një herë rrjetin social Facebook, për t’i dalë në mbrojtje këngëtarit serbo-boshnjak, Goran Bregoviç, koncerti i të cilit në festën e birrës në Korçë u shoqërua me incidente. Rama në statusin e tij lë të kuptojë, se ata që ishin kundër bregoviçit në fakt janë kundërshtarët e tij politikë, të cilët sipas asaj çka thotë kryeministri mllefin ndaj kreut të qeverisa ia nxorën këngëtarit serb. Duke i quajtur mendjefikur, Rama do shprehej se shqiptarët nuk kanë pse sillen si serbët të cilët iu hakërrehen këngëtarëve të famshëm, vetëm për faktin se janë shqiptarë.



“Paçka se Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar asfare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra, e vërteta as që kishte rëndësi. Rëndësi kishte zjarri i politikës qorre, e cila krijon armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë – thënë aq bukur nga një prej zjarrnxitësve mendjefikur, “Më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën!”, shprehet Rama në postimin e tij duke shtuar, “Ku ndryshojnë për shembull ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila del mbështjellë me të dy flamujt e shteteve tona, me ata që iu hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviçit, duke e trajtuar si një kriminel lufte e duke i mveshur faje që ai nuk i ka bërë vetëm se ai këndon serbisht?

Ndryshojnë vetëm në faktin se të parët shajnë e mallkojnë serbisht, ndërsa të dytët sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin besnikërisht kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër, të cilës kjo botë i ka parë vetëm sherrin, kudo e kurdo që ajo ka arritur të imponojë mbi shoqërinë verbërinë e vet” thotë Rama ndërsa reagimi i ndjekësve ka qenë jo pak i ashpër.

Mbrojtja
E megjithëse kryeministri, tenton të flasë me gjuhën e të moderuarit problemi është më i thellë. Opinioni publik i Kosovës, përfshi dhe klasën politike u shprehën të keqardhur për ftesën që iu bë në eventin e festës së Korçës Goran Bregoviçit, të cilit kur vetë Rama ishte në krye të Bashkisë Tiranë, i dorëzoi çelësin e kryeqytetit. Zërave kundër ardhjes së tij këtu iu bashkuan dhe një pjesë jo e vogël e opinionbërjes shqiptare. Arsyetimi i tyre kishte të bënte me respektimin e zërit të gjysmës së shqiptarëve përtej kufirit, të cilëve muzika e zotit Bregoviç i kujtonte një të shkuar të hidhur jo shumë të largët. Askush nuk ka thënë se Goran Bregoviç ka kompozuar këngë nacionaliste, por se muzika e tij shoqëronte grupet çetnike serbe gjatë operacioneve të tyre. Nga ana tjetër, ende nuk ka ndodhur që asnjë këngëtar apo tjetër artist i Shqipërisë apo i Kosovës të ketë performuar në Beograd apo qytet tjetër të Serbisë. Kjo sjellje e qeverisë nga shqiptarët e Kosovës u pa si karshillëk ndaj vuajtjeve të tyre, ndërsa nga shqiptarët brenda kufijve si një përulje që po i bëhej Serbisë, për shkak të kalkulimeve politike që kanë të bëjnë me minishengenin ballkanik, apo “Open Ballkan” siç kanë preferuar ta quajnë liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Një proçes që vetë Kosova e ka kundërshtuar.

Incidentet
E megjithatë koncerti nuk kaloi pa incidente. Përveç thirrjeve antiserbe, në të u hodhën dhe kapsolla me gaz lotsjellës. Policia bëri me dije se ishte 21-vjeçari Redon Leka, i cili u shoqërua më pas në komisariatin e qytetit. Theksin policia e vë në faktin se ky incident nuk influencoi në pjesëmarrjen e publikut, që gjithsesi nuk ishte ai që pritnin organizatorët “Gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cenimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cenonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit.

Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut” thuhet në njoftimin zyrtar. Ardhja e këngëtarit serb, u shoqërua me braktisjen e koncertit nga këngëtarët e Kosovës kryesisht, por kjo nuk i pengoi organizatorët ta zhvillonin koncertin. Gjithsesi, Goran Bregoviç këndoi në Korçë duke lënë mbrapa shumë “pse” që kanë të bëjnë jo me performacën e tij, por me qëllimin e vërtetë të ftesës që iu bë atij. Sa për shijet muzikore apo talentin e tij që kërkon të nxjerrë në pah kryeministri, kjo pak e besueshme mbetet.

Tags: Edi RamaGoran Bregoviç

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Vrasja/ Muça i martuar me mbesën e “Mustaqekuqit” të “Hakmarrjes për Drejtësi”

Vrasja/ Muça i martuar me mbesën e “Mustaqekuqit” të “Hakmarrjes për Drejtësi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In