Tre të mitur me origjinë shqiptare dhe një 56-vjeçare janë arrestuar nga policia greke pasi akuzoheshin për grabitjen e një biznesi lojërash fati.
Sipas raportimeve tre të miturit shqiptarë shfrytëzoheshin nga një 56-vjeçare, e cila akuzohet si ideatorja e grabitjeve.
Në grabitjen e fundit tre të miturit shqiptarë kanë arritur të marrin në kasën e biznesit të lojërave të fatit 6950 euro.
Në hetim janë përfshirë edhe prindërit e dy prej grabuëtsve, tyë cilët akuzohen për neglizhencë ndaj fëmijëve të tyre.