Aktualitet

Grabitën kambistin, dyshohen se vodhën argjendarinë te City Park









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 31/03/19 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga të arrestuarit për grabitjen e kambistit dy ditë më parë në Tiranë, të cilit i morën çantën me 60 mijë dollarë. Agron Shima 50-vjeç, u godit me levë dhe thikë në “Rrugën e Barrikadave” në momentin që po dërgonte paratë në bankë.



Pak metra vendit të ngjarjes u arrestua në flagrancë një prej autorëve, Elvis Fata, 35 vjeç, nga një prej efektivëve të policisë rrugore. Ndërsa 24 orë pas ngjarjes, uniformat blu të kryeqytetit të Tiranës vunë në pranga Elvis Berishën, 37 vjeç, Xhoni Didon 23 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, si dhe Blenard Hoxhën, 27 vjeç.


Katër të arrestuarit dyshohen si grup kriminal që ka kryer disa grabitje në kryeqytet. Burime pranë policisë thanë për MAPO se grupi në fjalë dyshohet për grabitjen e argjendarisë te “City Park” në datën 2 janar 2019, ku arritën të merrnin bizhu me vlerë 200 mijë euro. Edhe pse kanë kaluar tre muaj, ngjarja mbeti e pazbardhur, pasi autorët ishin të maskuar dhe nuk lanë gjurmë.

Lexo edhe :  Basha me qytetarët dhe bizneset në Tiranë: S'premtoj mrekulli, kemi plan pune



Grabitja e argjendarisë te City Park dhe disa biznese të tjera në kryeqytet muajt e fundit dyshohet se janë kryer nga ky grup kriminal.



LEXO EDHE:


I grabitën 60 mijë dollarë kambistit, 3 persona të tjerë në pranga

1


Etiketa: , , , , , ,

Pas