Shkatërrohet një bandë shqiptarët në Spanjë e cila grabiste shtëpitë e futbollistëe të Real Madrid dhe Atletico Madrid. Njësia Qendrore Operative e Gardës Civile dhe Njësia Organike e Policisë Gjyqësore të “Comandancia de Madrid” ka arrestuar katër persona si anëtarë të bandës.
Njëri prej këtyre katër të arrestuarve është një shqiptar, me iniciale M.Z., i cili ishte arrestuar për grabitje në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll, José Luis Moreno, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2007.
Falë operacionit të kryer midis qyteteve Madrid dhe Toledo, ku u arrestuan kriminelët e dyshuar, janë sekuestruar disa sende me vlerë që janë vjedhur nga shtëpitë e futbollistëve. Në sendet e vjedhura, u gjet edhe medalja e Champions-it e lojtarit të Atletico Madrid, Thomas Partey, një sasi e madhe e bizhuterive të vjedhura dhe 10 mijë euro cash.
Casemiro, Isco, Zidane, Morata kanë qenë disa nga “viktimat” që kanë të bëjnë me botën e futbollit në Madrid të cilët kanë rënë pre e vjedhjes nga banda.
Referuar asaj që raportojnë mediave spanjolle, në disa prej vjedhjeve të ndodhura, futbollistët kanë qenë në shtëpi, por kjo nuk i ka penguar ato. Më konkretisht, qershorin e kaluar, banda e shqiptarëve ka vjedhur shtëpinë e futbollistit Alvaro Morata teksa ishte në shtëpi në bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët. Më e “lehtë ka qenë puna” në shtëpinë e trajnerit Zinedine Zidane, ku në të njëjtën ditë, pak minuta më vonë, kanë vjedhur edhe shtëpinë e spanjollit Isco. /Marca/