Pas publikimit të pamjeve nga momentet e grabitjes në Rinas, ka pasur shumë spekulime online. Kjo për shkak se një prej grabitësve duket sikur nuk ka maskë, por vetëm syze. Më pas u tha se ai në fakt ka një maskë qerosi. Bëhet fjalë për një maskë gome që përdoret gjerësisht nga grabitësit dhe përveç fytyrës, shkon deri në pjesën e barkut.
Mediat thonë se ai dyshohet se ai është personi që ka mbetur i vrarë nga përplasja e armatosur me policinë.
Ndërkaq burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për se viktima në të vërtëtë është me mjekër dhe flokë të prera shkurt. Po kështu nga këqyrja paraprake, dyshohet se trupi i pajetë i përket një djali të moshës 30-35 vjeç.
Në trupin e grabitësit të vrarë janë gjetur dy kallëpe dinamit të vendosur në brez, ndërsa në dorë kishte një granatë.
Mendohet që personi i vrarë është ai që ka shkëmbyer zjarr me policinë.
Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur teksa grabitësit zbraznin thasët nga furgoni që grabitën në tjetrin me të cilin u larguan.
Por gazetari Artan Hoxha ka dyshimet e tij. Ai thotë se duhet pritur ekspertiza për të mësuar se nga cila armë është qëlluar në drejtim të tij, pasi ai mund të jetë vrarë edhe nga grabitësit e tjerë.