Një burrë në St. Louis, është cilësuar “hero” për veprimin e tij të pazakontë gjatë një grabitje me armë.
Kur një grabitës i armatosur hyri në një bar për të vjedhur, të gjithë u fshehën poshtë banakut, por vetëm një person nuk e prishi terezinë. Ai vazhdon të konsumojë cigare dhe pije sikur aty nuk po ndodhte asgjë. Edhe kur grabitësi tenton t’i marrë celularin, burri e tërheq dhe nuk ia jep, pavarësisht se i drejtohet arma.
“Kjo është e jashtëzakonshme”, shkroi një person në ‘Twitter’.
Një përdorues tjetër tha, “Ai person ka zemër prej çeliku ose nuk ka asgjë tjetër për të humbur. Sido që të jetë, në venat e tij rrjedh ujë akull”.
Sipas raportimeve, i dyshuari arriti të largohej me sendet e vjedhura nga të tjerët dhe paratë në bar, duke mos marrë asgjë nga burri i guximshëm.
Shumë njerëz menduan se ai mund të ishte thjesht i dehur duke mos kuptuar se çfarë po bëhej.