Sport

Grabitësit i hyjnë në shtëpi, vidhet dhe rrihet ylli i Tottenham





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:30 - 14/05/20 |
mapo.al

Persona të armatosur dhe të maskuar grabitën mëngjesin e së mërkurës banesën e futbollistit Dele Alli, duke e kërcënuar yllin e ekipit të Tottenham dhe duke e goditur me grushte.


Mesfushori anglez ka pësuar disa dëmtime të lehta në fytyrë si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë, të cilat janë pa pasoja.


Dy persona të maskuar hynë në banesën e Alli në Londër pas mesnatës dhe kërcënuan talentin e Spurs, që ishte izoluar së bashku me vëllanë e tij, partneret dhe një mik.


Pas debateve, grabitësit e qëlluan Delle disa herë dhe më pas rrëmbyen nga shtëpia ora dhe bizhuteri përpara se të largoheshin.


Banesa e 24-vjeçarit është e pajisur e gjitha me kamera sigurie, filmimet e të cilave tashmë ndodhen në polici, për zbulimin e ngjarjes së rëndë dhe kapjen e autorëve.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas