Aktualitet

Grabitësit i morën jetën nënës së re, momenti kur polici merr foshnjen në krahë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:24 - 12/05/21 |
mapo.al

GREQI – Persona ende të paidentifikuar në Atikë, para disa ditësh hynë në një shtëpi dhe i morën jetën një nëne të re. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 11 majit, kur disa persona të maskuar hynë në një shtëpi në Glyka Nera, Atikë.






Ikja nga kjo jetë e 20-vjeçares Caroline, nga disa persona që iu futën në banesë ka prekur Greqinë por ngjarja ka bërë jehonë edhe në media botërore. Bashkëshorti dhe foshnja e saj arritën të shpëtonin.


Një moment prekës është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një oficer policie duke mbajtur foshnjën 11 muajshe në krah.







“Një foto sa një mijë fjalë është kjo me policin që mban në krahë foshnjën e familjes”, ka shkruar presidenti i Unionit të Oficerëve të Policisë të Atikës Juglindore, George Kalliakmanis.

Lexo edhe :  Me leva e pistoleta, si u grabit biznesi i Presidentit të FSHF-së më 14 prill


Bashkëshorti dhe vajza e tyre 11 muajshe arritën të shpëtonin nga veprimi i paimagjinueshëm i tre personave të cilët morën 15 mijë euro dhe sende me vlerë.

Autoritetet kanë vënë shpërblim për ata që japin informacione rreth personave që i morën jetën nënës së re.

Me Vendimin e Përbashkët Ministror të sotëm të Ministrit të Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis dhe Zëvendës Ministrit të Financave, Theodoros Skylakakis, u shpall një shpërblim monetar prej 300,000 € për ata që kanë informacione që mund të çojnë në kapjen e autorëve”.

97


Etiketa: , , ,

Pas