Aktualitet

Grabitet farmacia në Tiranë, autori me armë lodër merr xhiron ditore









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:29 - 24/01/21 |
mapo.al

Një grabitje me armë lodër ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një farmaci në bulevardin Zhan D’Ark.



Autori ka arritur të marrë sasinë e parave të xhiros ditore të farmacisë. Autori ka hyrë në ambientet e farmacisë duke nxjerrë një armë zjarri, por që nga vëzhgimet e hollësishme rezultoi se ishte armë lodër, çakmak.


Ai ka kërcënuar shitësin dhe i ka kërkuar vlerën monetare që kishte gjendje dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendgjarja. Policia po heton për ta identifikuar dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.




1





Etiketa: , , ,

Pas