Një pikë karburanti në Fllakë të Durrësit është grabitur mëngjesin e sotëm.
Mësohet se dy persona kanë grabitur personin i cili mbledh lekët e xhiros në karburant.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.