fbpx

Kronika

Grabitet makina në Durrës, transportonte paratë e një banke…





               Publikuar në : 17:26 - 14/12/18 |
mapo.al

Një makinë që transportonte paratë e një banke ka rënë pre e grabitësve të armatosur dhe të maskuar.


Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit, pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor.



Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se një mjet tip ‘Benz’ me tre persona të maskuar dhe me armë kanë ndaluar makinën që transportonte paratë dhe e kanë grabitur.


Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Shijakut.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)


Etiketa: , , , ,

Pas