Rreth orës 10.30 të paradites së stme është grabitur me dhunë posta sekrete e prokurorisë Durrës.
Persona ende të paidentifikuar grabitën postën sekrete duke marrë prej andej dokumente të rëndësishme.
Dy autorët e grabitjes ishin të maskuar. Punonjësi i Prokurorisë po çonte postën, kur ia rrëmbyen çantën.
Ngjarja u regjistrua në një rrugicë pranë Prokurorisë.
Prokuroria ka nisur hetimet mbi ngjarjen, por Policia po tenton ta kamufloje ngjarjen.
Nga interesimi i “Panorama” ne Policine e qytetit bregdetar, drejtuesit e saj thone se “s’kemi informacion per kete grabitje”.
Edhe pse kanë kaluar disa ore nga grabitja, policia thotë se nuk ka informacion.