Aktualitet

Grabiti me armë argjendarinë në Vlorë, lihet në burg 17-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:06 - 02/05/21 |
mapo.al

Ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca gjyqësore për të miturin i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë.





Gjykata vendosi arrest me burg për Martin Kapllanaj.


Kapllanaj i ditëlindjes 23 12 2003 është 17-vjeç momentalisht për këtë arsye seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj, që merret me çështjet e minorenëve. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.





Sipas Burimeve në policinë e Vlorës familjarët e Kapllanajt pak ditë para ngjarjes kanë bërë denoncim në polici pasi i mituri ishte prej ditësh i larguar nga shtëpia.



Mësohet se djali 17-vjeç jetonte me shokët e tij në banesë në Vlorë ditë para ngjarjes.


Shkaku i cili e ka çuar drejtë krimit ka qenë shoqëria e keqe. Sipas burimeve mund të jenë dhe të rinj të tjerë pjesë e një grupi me Kapllanaj të cilët veprojnë me grabitje në qytet. Kapllanaj ka marrë arrest me burg këtë të diel për nenin 140, vjedhje me armë.

13


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas