Një burrë është arrestuar pasi ka grabitur me armë dyqanin e dhëndrit të tij në provincën e Napolit.
Pas denoncimit të dhëndrit, policia e ka gjetur brenda në një qendër bastesh, ndërkohë që poshtë sediljes së makinës është gjetur arma e grabitjes.
Sipas mediave italiane, biznesi i burrit të vajzës ku babai grabiti 400 euro është një dyqan detergjentësh.