Një grabitës vodhi rreth 8000 mijë $ nga 2 banka izraelite, duke përdorur për kërcënim vetëm një avokado. 47-vjeçari, i cili nuk është identifikuar publikisht, së pari goditi një bankë në qytetin jugor të Beershebës në mes të majit. Ai dorëzoi një çek fals ku kërkonte që të përfitonte para. Kur punonjësi i Bankës Postare hezitoi, grabitësi e tërhoqi dhe e kërcënoi se do ta hidhte në erë nëse nuk pranonte. Këtë gjë e bëri me një avokado. Punonjësja mori nga sirtari dhe i dha grabitësit $4450. Pesë ditë më vonë, i njëjti person, duke veshur një kapelë dhe syze për të mos u kapur në kamerat ÇTV, hyri në një degë tjetër të së njëjtës bankë në të njëjtin qytet dhe përsëriti të njejtin marifet. Këtë herë ai fitoi $ 3300. /Daily mail/