Pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në facebook denoncimin e një personi që sipas tij është doganier. Në këtë postim Berisha shkruan se paratë janë rrëmbyer para syve të policisë dhe këta të fundit nuk kanë ndërhyrë. Për ish-kryeministrin policia në këtë rast “ishte pjesëmarrëse ne plaçkitje apo kishte pire hashash??”