Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Gjirokastër, organizatori ish-burri i shitëses (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 01/04/21 |
mapo.al

Janë identifikuar autorët e dyshuar për grabitjen e një argjendarie, që ndodhi pasditen e djeshme në Gjirokastër.





Burime bëjnë me dije se personi i cili dyshohet si organizator është Armando Mevlani, ish-burri i njërës prej shitëseve në këtë dyqan, i cili tashmë është shpallur në kërkim.


Raportohet se Mevlani vetë nuk ka qenë brenda në dyqan në momentin e grabitjes, por ka shërbyer si organizator, duke qenë se kishte informacione për dyqanin.





Një person i armatosur me kallashnikov, hyri dje pasdite brenda në argjendari, ku dyshohet se kanë marrë një sasi të madhe sendesh me vlerë.



Policia po punon për kapjen e autorëve, ndërsa nuk ka ende një bilanc të qartë për vlerën e sendeve të vjedhura.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas