Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Grabitja e “Audit”, babai i të riut: S’më intereson makina, të kapen autorët

by mapo.al
07/09/2021
in Aktualitet, Kronika
0

Rrahman Ahmetaj, babai i Meriton Ahmetajt, të cilit iu grabit makina dy netë më parë në Milot ka kërkuar që të gjenden autorët.

Në një prononcim për KlanKosova, Ahmetaj tha se mjeti i vjedhur vlen 42 mijë euro, por që atij nuk i intereson aspak kjo pjesë, vetëm që autorët të përfundojnë pas hekurave.

Ahmetaj ka zbuluar edhe një detaj për njërën nga mjetet e autorëve, që sias tij ka pasur targa italiane. Ai tregon se grabitësit e kanë pyetur të birin nëse mjeti i llojit “Audi Q7” kishte GPS apo jo.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21 vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva. Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë. Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit.

Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marr. Interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’. Më pas e kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës. Vlera e veturës 42 mijë euroshe nuk ka rëndësi fare, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar,”- tregon Rrahman Ahmetaj.

Si ndodhi grabitja?
Meriton Ahmetaj, 27-vjeç, nga fshati Korishë i Prizrenit, Kosovë ka qenë duke u kthye nga Mali i Zi bashkë me pasagjerin Fatlind Morina, kur në Milot u është bërë pritë nga dy makina, brenda të cilave ndodheshin gjashtë persona të armatosur me kallashnikov. Grabitësit ishin vendosur në dy pika kyçe ku të kishin mundësi të bllokonin mjetin luksoz.

Në një prej makinave, e llojit “BMW” me fenelina policie ndodheshin tre prej tyre që dhanë dhe sinjalin të parët. Duke menduar se bëhej fjalë për policinë, Ahmetaj uli shpejtësinë dhe hapi krahun. Në këtë moment, grabitësit i bastisën të rinjtë, i kërcënuan, u morën makinën dhe u larguan.

LEXO EDHE: 

I bënë shenjë për të ndaluar, të riut nga Kosova i grabisin makinën në Milot

Tags: audigrabitjeMeriton AhmetajMilotRrahman Ahmetaj

JU SUGJEROJME

Datat/ 4 të shtunat kur shkollat do të zhvillojnë mësim
Aktualitet

“Nga shtatori merr fund njëherë e mirë mësimi me turne në Tiranë”

05/07/2022
Rama flet pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri
Aktualitet

Amnistia fiskale/ Brukseli kundër Ramës: Jemi shumë të shqetësuar

05/07/2022
I vrau me armë zjarri dy turistët, dënohet me burgim të përjetshëm Sokol Majca
Aktualitet

I vrau me armë zjarri dy turistët, dënohet me burgim të përjetshëm Sokol Majca

05/07/2022
Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si ‘fasadë’ nga qeveria
Aktualitet

Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si ‘fasadë’ nga qeveria

05/07/2022
Next Post
“Non grata” në SHBA, Basha pyetet për Berishën, ja si përgjigjet kryedemokrati

Sfidat e Bashës: Territorialja, Kushtetuta, Presidenti dhe Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • “Nga shtatori merr fund njëherë e mirë mësimi me turne në Tiranë”
  • Amnistia fiskale/ Brukseli kundër Ramës: Jemi shumë të shqetësuar
  • I vrau me armë zjarri dy turistët, dënohet me burgim të përjetshëm Sokol Majca
  • Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si ‘fasadë’ nga qeveria
  • SHIFRA E DITËS: 100 vjet kryeqytet, “tiranët” e Tiranës dhe ‘pushteti i popullit’ sipas një profeti



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In