Teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e grabitjes, të tjera detaje dalin në dritë ku biznesmeni njihej në zonë si një person që jepte para me fajde.
Madje Nazmi Çungu ka qenë edhe dëshmitar në 2016 në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit.
Nazmi Çangu pohoi e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të situatë të mëparshme të biznesmenit për të zbardhur dhe dinamikën e grabitjes së ndodhur sot.
***
Biznesmeni Nazmi Çangu rrëfen tmerrin e përjetuar në aq kohë sa zgjati e gjithë ngjarja.
Ai tregon se grabitësit kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij, duke u munduar të marrin informacion se ku gjendej çelësi i kasafortës.
Për mediat ai tregon se një nga autorët e grabitjes me armë, ishte i veshur me uniformë policie.
“Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej.
Këtu nuk jetohet më. Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt”.