Aktualitet

Grabitja e fundit, shënjestra është KOKSH














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:13 - 08/04/21 |
Martin Biba*

Nuk kanë fund ҫmendurirat në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Pas vitesh mosfunksionimi, me përplasje që kanë përfunduar deri në dyert e prokurorisë dhe gjykatës, shkarkime drejtuesish dhe Asamble të zakonshme e jashtëzakonshme, të cilat pjesa më e madhe e sportit në Shqipëri i konsideron të jashtligjshme dhe jo-statutore, vjen e rradhës.





Një grupin njerzish anonim, nëpërmjet një adrese emili private, pa u prezantuar dhe identifikuar, i ka dërguar 23 federatava një dokument ku njoftohen se i është hequr e drejta e votës për Asamblen zgjedhore të KOKSH. Ky grupim anonim nëpërmjet një komisioni “të fshehur dhe paidentifikuar”, ka guxuar të përjashtojë futbollin, peshngritjen, atletikën, mundjen dhe të tjera sporte elitare në Shqipëri, në fakt ndër të vetmet që kanë rezultate dhe përfaqësojnë denjësisht vendin duke sjellë dhe mendalje. Kanë skualifikuar dhe kandidatin e FSHF-së për president me arsyetime absurd si mungesa e kartës së identitetit, të cilat synojnë të fshehin qëllimin e përjashtimit të të gjithë atyre që bezdisin organizatorët e uzurpimit të kësaj organizate për katër vitet që vijnë.


Kandindati Fidel, njeriu që KryeRilindasi Rama e dërgoi me duart e veta të negocionte me komunitetin e sportit pak muaj më parë, në ҫdo tryezë, në ҫdo deklaratë dhe ҫdo intervistë televizive deklaronte me zell se është njeri i sportit, i ndjen si të tijat kërkesat e sportit, do bënte akoma edhe më shumë se kërkesat e sportitstëve. Faktet flasin qartë: Fideli i plotësoi të gjithë kërkesat e komunitetit sportiv, i përjashtoi ato nga KOKSH, edhe mundjen, për të cilën ka dalë kampion dhe thotë se ka derdhur shumë djersë.




Argumenti i përjashtimit të shumë federatave është që nuk kanë evidencë të aktiviteteve të tyre, ndërkohë kur dihet publikisht se FSHF-ja, për shembull, është federatë që organizon 500 ndeshje futbolli çdo javë. Bashkë me FSHF-në ky komision anonim ka përjashtuar nga pjesëmarrja dhe votimi në asamblenë e 17 prillit edhe 22 federata të tjera me motivacione absurde, të cilat para një muaji, kur duheshin votat për të miratuar statutin dhe shkarkuar presidentin nuk ishin të nevojshme dhe anëtarët nuk kaluan në këtë skanim absurd.


Njëkohësisht nga kandidimi për në Komitetin Ekzekutiv janë përjashtuar drejtues të federatave të rëndësishme si atletika, peshëngritja, noti, duke nëpërkëmbur autoritetin, jo vetëm të tyre si individë, por edhe të federatave që ata përfaqësojnë.


Edhe kërkesa për të plotësuar këto dokumenta brenda 5 ditëve është një absurd më vete, sepse kjo do të thotë që lista përfundimtare e anëtarëve të asamblesë dhe kandidatëve do të jetë e plotë vetëm 4 ditë përpara asamblesë duke e kthyer procesin e fushatës dhe paraqitjes së alternativave një farsë të plotë. Për 4 ditë, duhet të bëhet fushatë, duhet të lexohen programet e të gjithë kandidatëve për Komitet Ekzektiv dhe President. Fjala farsë mbase është e pakët përballë kësaj urgjence, duke kujtuar që zgjedhjet do të bëhen një javë përpara zgjedhjeve politike. Pse nxiton Fidel? Pse po të përdor kaq keq KryeRilindasi? Njerzit e sportit nuk sillen kështu Fidel, vetë e ke shprehur me gojën tënde se gjithҫka po ndodh me KOKSH është e turpshme, tani po të duken normale?

Përballë kësaj situate duhet një reagim i fuqishëm, jo vetëm i federatave që janë prekur drejtpërdrejt nga këto veprime jo ligjore dhe arbitrare, por nga i gjithë komuniteti i anëtarëve të KOKSH.

Me këtë veprim drejtuesit aktualë të KOKSH-it treguan që nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrim në menaxhimin e KOKSH-it, por që duan të vazhdojnë me veprimet e deritanishme që i kanë sjellë lëvizjes olimpike dëme të renda në këto vitet e fundit. Një grup individësh me qëllime të dyshimta politike po nëpërkëmbin sportin shqiptar dhe institucionet më të rëndësishme të saj që janë federatat sportive. Kjo praktikë duhet të marrë fund dhe nuk mund të zgjidhet me riparime e arnime.

Ka vetëm një rrugë: KOKSH-i duhet të reformohet duke u rithemeluar nëpërmjet një procesi serioz e gjithëpërfshirës. Vetëm kështu do të krijohen kushtet që kjo organizatë t’i kthehet normalitetit dhe të luajë rolin e saj të rëndësishëm në bashkimin e gjithë sportit shqiptar dhe krijimin e sinergjive që ndihmojnë zhvillimin e tij të mëtejshëm.

*President i Federatës së Mundjes

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas