Aktualitet

Grabitja e kambistit në Korçë, mes të arrestuarve edhe një ish-polic














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:03 - 24/02/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga grabitja me dhunë e kambistit Shefqet Muço në Korçë, ku autorët i morën 40 milionë lekë.





Mësohet se njëri prej autorëve, Martin Arëza, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia, ka qenë më parë polic.


Arëza ka qenë polic kufiri, ku falsifikonte dokumentet për kalim të paligjshëm. Martin Arëza është arrestuar në vitin 2015 për falsifikim dokumentesh dhe ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, si dhe është përjashtuar nga radhët e policisë.




Ish-polici u kap në qytetin e Tiranës, së bashku me përkrahësin e tij, 28-vjeçarin Adhurim Shega, nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, me mjetin tip “Volkswagen Polo”, në pronësi të Arzës.


Gjatë kontrollit fizik, ish-policit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dokument policie dhe simbole të tjera dalluese të policisë, që ky shtetas i përdorte me qëllim që të shmangte kapjen nga policia.

Lexo edhe :  Të rinjtë korçarë-Ramës: Erdhe dhe ike fshehur, në 25 prill s'ke ku të futesh

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas