Identifikohet autori i grabitjes së filialit të institucionit financiar Kredo.al, në rrugën Bardhyl, Tiranë.
Mësohet se autori i shpallur në kërkim është 18 vjeç dhe me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Gjithashtu mësohet se i riu ka pak kohë që është liruar nga burgu. Kanë qenë kamerat e sigurisë përgjatë zonës që kanë bërë të mundur identifikimin e 18-vjeçarit.
Grabitja ndodhi të shtunën, në orët e mesditës. Autori kërcënoi me armë zjarri punonjëset e Kredo.al, duke marrë shumën e 1 milion lekëve të vjetra.
LEXO EDHE:
Zbulohet shuma dhe detaje të reja nga grabitja me armë e “Kredo.al”
1
Etiketa: identifikohet autori, Kredo.al, tirane