Policia ka arrestuar 6 personat që dyshohet se grabitën 13 milionë lekë dhe 1500 euro në Postën e Fushë-Krujës. Gazeta Mapo mëson se gjatë natës policia ka vënë në pranga 3 autorët, të cilët hyjnë me forcë në zyrën e Postës dhe grabitën kasafortën.
Në pranga kanë rënë Andi Paturi, Gazmir Saka, Mark Caka, Bujar Tafa, Besnik Parruca dhe Hysen Kica
Dyshohet se autorët kanë kryer edhe grabitje të tjera në zonë. Policia thotë se kemi të bëjmë me një grup të sofistikuar, ndërkohë që janë gjetur edhe një pjesë e parave të grabitura.
Ky grup dyshohet për vjedhjet e biznesve në autostradën Tiranë-Durrës, grabitjen e bankomateve dhe vjedhjen e banesave te Gjiri i Lalëzit.
Andi Paturi cilësohet si kreu i këtij grupi.