Posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit është grabitur mëngjesin e të martës në qytetin bregdetar, konfirmojnë burimet e “Panorama”.
Mësohet se kanë qenë dy persona që i kanë marrë postierit çantën ku kishte brenda dokumente me rëndësi.
Burime të “Panorama” thonë se në praktikën zyrtare në prokuroritë e rretheve, posta sekrete përmban dy lloj dokumentesh.
Përgjithësisht materialet sekrete prokurorive të rretheve i shkojnë me postë ose nga SHISH, ose transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme.
Nuk dihet se cfarë konkretisht kishte në çantën e postierit këtë të martë.
Prokuroria ka nisur hetimet mbi ngjarjen, por Policia po tenton ta kamuflojë ngjarjen.
Nga interesimi i “Panorama” në Policine e qytetit bregdetar, drejtuesit e saj thone se “s’kemi informacion për këtë grabitje”.
Edhe pse kanë kaluar disa orë nga grabitja, policia thote se nuk ka informacion.