Kryesore

Grabitja e postës sekrete të prokurorisë, u morën 5 dosje të ardhura nga jashtë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:01 - 09/05/18 |
mapo.al

Zbardhen detaje mbi dokumentat qe iu grabiten dje nga persona ende te paidentifikuar postierit te Postes Sekrete te Prokurorise se Durresit.






Burime të brendshme nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije per BoldNews se në drejtim te Durrësit janë nisur një numër i konsiderueshëm aktet të partnerëve ndërkombëtarë, si edhe të tjera dokumenta sekretë.


Po të njëjtat burime saktësojnë se bëhet fjalë për të paktën 5 materiale të ardhura nga agjencitë e huaja ligjzbatuese të një rëndësie të veçantë. Madje një prej të cilave është për një çështje me sensitivitet të lartë.







Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar me postë sekrete materialet e mbërritura gjatë 4 ditëve të fundit, përfshirë edhe ato që kanë mbërritur me urgjencë gjatë fundjavës. Të gjitha këto materiale janë dokumenta origjinalë, pasi vetëm në mënyrë të tillë mund të pranohen nga gjykata.

Lexo edhe :  Sekuestrohen në Portin e Durrësit ilaçe pa pullë dhe 10 500 euro


Duke rindërtuar skemën, Prokuroria e Përgjithshme dërgon materiale sekrete në Prokurorinë e Durrësit. Në çdo rast, dërgimi i të dhënave sekrete i bëhet paraprakisht me dije edhe titullarit të Prokurorisë pritëse, në rastin konkret kryeprokurores së Durrësit, Donika Prela.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas