Babai i Admir Murataj, njeriu i konsideruar si “koka” e grabitjes në Rinas, ngjarje e ndodhur më 9 prill ku edhe vetë Murataj mbeti i vdekur, është ndarë sot nga jeta.
Vëllai i Admirit, Aleksandër Murataj, i cili ndodhet në burg për një tjetër grabitje në aeroportin e Rinasit, ka kërkuar leje për të qenë i pranishëm në varrimin e të atit, por burime për Report Tv bëjnë me dije se, kjo kërkesë është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Më herët, Aleksandër Muratajt i është refuzuar kërkesa për të qenë i pranishëm edhe në varrimin e Admirit, për të cilin, në një intervistë, ai tha se kishte kohë që nuk e shihte vëllanë, por kjo gjë nuk u mor parasysh nga Drejtoria e Burgjeve.
Aleksandër Murataj u dënua me 16 vite burg për grabitjen e 2 milionë eurove në Rinas, ndërsa për të gjithë grupin, Gjykata dha plot 127 vite burg.
Etiketa: aleksander murataj