Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Policia nis kërkimin e parave me detektor














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:29 - 25/04/19 |
ro ot

Policia ka nisur një aksion të kordinuar sot në shtëpitë dhe ambjentet përreth, të personave të ndaluar si autorët e dyshuar të grabitjes së Rinasit me 9 prill. Këto aksione po bëhen njeherëzi në Elbasan dhe në Krujë. Policia ka paisje speciale me vete, si detektorë, dhe po merr në dorë banesat, dyqanet dhe ambjentet afër tyre. Detektorët po përdoren, nisur nga rastet e mëparshme të grabitjes së parave në Rinas, ku rezultoi se një pjesë e shumës ishte fshehur në tava me presion që ishin groposur në tokë. Deri më tani, ka 5 të arrestuar për ngjarjen e Rinasit, dy nga Kruja dhe 3 të tjerë nga Elbasani. Vetëm Alkond Bengasi ka pranuar fajësinë dhe madje ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Katër personat e tjerë që po mbahen në paraburgim e kanë mohuar përfshirjen në grabitje.






Të arrestuar

Lexo edhe :  Sarandë- Digjet gjatë natës një automjet

Alkond Bengasi, 34 vjeç, i arrestuar në Elbasan. Ai ka punuar për modifikimin e makinës në servisin e kushërinjve të tij, Çala.





Oltian Veseli, 38 vjeç nga Kruja, i arrestuar, i dyshuar si pjesmarrës aktiv në grabitje. Ai është hoxhë i vetëshpallur në Krujë.



Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja, i arrestuar, me profesion kasap. Ai dyshohet se ka patur rol aktiv në grabitje.


Renaldo Sula, 25 vjeç, i arrestuar në Elbasan i dyshuar si bashkëpunëtor i bandës.

Saimir Çela, i arrestuar në Elbasan i dyshuar si bashkëpunëtor i bandës.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas