Kronika

Grabitja/ Flasin dëshmitarët: Kujtuam se ishte stërvitje ushtarake














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:17 - 09/04/19 |
ro ot

Për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, është arritur të sigurohen dëshmitë e disa prej pasagjerëve. Mësohet se paratë kanë qenë në një avion të linjës Tiranë-Vjenë, ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë që do të udhëtonin drejt Austrisë në orën 15:05.






Pasagjerët kanë thënë se kanë parë personat të veshur me rroba si Komando të afroheshin tek barku i avionit dhe kanë kërcënuar punonjësit.


“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”, kanë thënë pasagjerët.







Më pas autorët kanë marrë paratë në barkun e avionit dhe janë larguar fillimisht më këmbë e më pas me një furgon. Mësohet se pak minuta pas grabitje ka hyrë policia në avion dhe ka kërkuar pamje por pasagjerët kanë thënë se nuk kanë filmuar. Po kështu policia ka zbritur pasagjerët më pas nga avioni. Raportimet nga vendngjarja tregojnë se janë shoqëruar disa pasgjerë të avionit dhe rreth 30 persona të tjerë për të dëshmuar rreth kësaj ngjarje.




1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas