Aktualitet

Grabitja në mes të Tiranës, 55-vjeçarit i vidhen 10 milion lekë (Detaje)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:49 - 04/05/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e ndodhur këtë mëngjes te “Rruga e Kavajës”, në Tiranë.





Raportimet në media bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.


Pre e grabitjes ka rënë punonjësi 55-vjeçar i një rrjeti “Exchange”, që mblidhte cashin e tyre dhe e dorëzonte në bankë.





Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë dhunuar 55-vjeçarin dhe i kanë grabitur vlerën monetare të një pike valute, të cilën ka qenë duke e transportuar me motor.



Pasi kanë dhunuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë, janë larguar me motor, të cilin e kanë braktisur pak metra më tej.


LEXO EDHE:

Trasportonte valutë/ 55-vjeçari dhunohet e grabitet nga 2 persona në Tiranë

5


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas