Aktualitet

Grabitja në mes të Tiranës, momenti kur autori vrapon me çantën me para














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:38 - 04/05/21 |
mapo.al

Mapo siguron pamjet nga momenti kur njëri nga autorët e grabitjes në Tiranë largohet me vrap me çantën me para në dorë






Autori është i maskuar, ndërsa është fiksuar nga kamerat e bizneseve duke u arratisur me shpejtësi në rrugica.


Sipas policisë grabitja ndodhi rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”, ku 2 persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën një shumë parash Qani Zilit, 55 vjeç.







Ky i fundit po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute. Autorët kishin informacion për lëvizjet 55-vjeçarit duke e sulmuar dhe grabitur.



Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave. Grabitësit në arratisje e sipër braktisën motorin me të cilin po lëviznin dhe u larguan me këmbë nëpër rrugica duke humbur gjurmët.

Lexo edhe :  Berisha e nis konferencën me sulme ndaj Ramës: Sot është një ditë e zezë


Pamjet filmike dhe provat e mundshme të lëna në motorin që braktisën mund të çojnë grupin hetimor në gjurmët e grabitësve.

LEXO EDHE: 

Grabitja në mes të Tiranës, 55-vjeçarit i vidhen 10 milion lekë (Detaje)

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas