10 ditë pas grabitjes në Rinas, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka thirrur në takim drejtuesit e Policisë së Shtetit. Gazeta Mapo mëson se në Ministrinë e Brendshme është duke u zhvilluar takimi i Lleshajt me shefat e Policisë, ku është i pranishëm edhe Ardi Veliu.
Burime nga Ministria e Brendshme, bëjnë me dije se në fokus të takimit është situata kriminale në vend, vijimi i operacioneve për goditjen e grupeve kriminale, por edhe grabitja në Rinas. Takimi është kërkuar nga Sandër Lleshaj ku do diskutohet edhe për disa informacione që kanë ardhur nga vendet partnere, për grupet kriminale shqiptare.