Aktualitet

Grabitja në Rinas – Gruaja e Muratajt kërkon drejtësi: I shkova Ramës në shtëpi









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:58 - 22/02/21 |
mapo.al

Bashkëshortja e Aleksandër Muratajt, i cili është i dënuar për një nga grabitjet e blindave me euro të ndodhur në Rinas në vitin 2017, Eda Lleshi ka kërcënuar se do të vetëflijohet ditën e mërkurë në Gjykatën e Krimeve të Rënda nëse drejtësia nuk reagon.



“Unë të mërkurën nëse nuk vihet drejtësia, do të shkoj deri në vetëflijim me benzinë me vajzën”. Në një intervistë për mediat, ajo u shpreh se shkak për këtë është bërë zvarritja e seancave gjyqësore në Gjykatën e Apelit.


“Unë kërkoj drejtësi se kam 2 vjet që rri në Apel dhe 4 vjet në paraburgim. Unë do ta bëj shumë të madhe do marr edhe vajzën me vete. Aleksandri është në gjendje jo të mirë psikologjike, babai i ka vdekur edhe vëllai i vdiq”.




Më tej zonja Lleshi tha se i ka shkuar kreut të qeverisë në shtëpi, por bodyguard-ët e kanë drejtuar te Kryeministria.



I kam shkruar të gjithë organeve të prokurorisë. I kam bërë kërkesë edhe kryeministrit në kohën kur ka qenë izolimi, edhe nuk kam marr një përgjigje. Kam shkuar te shtëpia e kryeministrit, më kanë dalë bodygardët më kanë marr kartën e identitetit dhe më drejtuar te kryeministria për të bërë ankesën.


Jam e vetme me një vajzë, e vetmja mundësi që ka mbetur që Aleksandri të varet aty. Vajzën e kam 7-vjeçe dhe nuk është në gjendje të mirë, pasi më shikon mua që qaj gjithmonë”.

Gjithashtu bashkëshortja e Muratajt theksoi se ka audion e prokurorit dhe të penduarit, që sipas saj nuk e kanë përmendur emrin e Aleksandrit, duke deklaruar se nuk e njohin.

“Kam audion e prokurorit që thotë nuk ka marr pjesë në grabitje, nga ana tjetër prokurori jep 24 vite burg. Të penduarit nuk e kanë përmend emrin e Aleksit, thonë që nuk e njohim”.

Kujtojmë që Aleksandër Murataj është vëllai i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në grabitjen e 3.2 milionë eurove në autoblindën e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit. Admir Murataj është dënuar me 12 vite burg nga shkalla e parë, ndërsa dosja ndodhet në apel./abcnews.al/

2,410


Etiketa: ,

Pas