Aktualitet

Grabitja në Rinas, shkarkohet kreu i Aviacionit Civil, Krislen Keri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 18/04/19 |
mapo.al

Pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, ka ardhur shkarkimi i drejtorit të Aviacionit Civil, Krislen Keri. Shkarkimi i Kerit nuk është bërë ende publik por burime për Gazetën MAPO thanë se vendimi i firmosur nga ministrja e Transporteve, Belinda Balluku do bëhet publik orët në vijim. Ky shkarkim është i pari i një zyrtari, pas grabitjes së 9 Prillit në aeroportin “Nënë Tereza”. Keri u zgjodh në krye të Aviacionit Civil në nëntor të 2017-ës dhe u lakua jo pak mediatikisht për lidhjet e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në atë kohë, qeveria socialiste u shpreh se ai ishte personi i përshtatshëm që përmbushte kriteret e detyrës dhe se ishte zgjedhur përmes konkursit.






Por kush është Krislen Keri?
Në 10 nëntor 2017, kryeministri Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka emëruar ish-shefin e kabinetit të Edmond Haxhinastos, Krislen Kerin, në krye të Aviacionit Civil. Në një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili mban datën 10 nëntor 2017, thuhet se “me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e z. Krislen Keri, drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.


Krislen Keri, është drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil Shqiptar, autoritetit publik zyrtar që merret me sigurinë në territorin dhe hapësirën ajrore të çdo lloj mjeti fluturues që hyn, del apo fluturon mbi Republikën e Shqipërisë.







Por, Krislen Keri është edhe ish-drejtor i projekteve në Ministrinë e Transporteve, në kohën kur në krye të kësaj ministrie qëndronte Edmond Haxhinasto, por që prezantohet nga ministri edhe si shef kabineti. Gjithashtu Krislen Keri është personi i përfolur në lidhje me aksidentin fatal të 7 majit të vitit 2016, ku dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç humbën jetën në Kavajë.



Mbi Krislen Kerin u ngritën dyshimet se kishte ndikuar për moszbatimin e një vendimi gjykate lidhur me barrierat mbrojtëse në krah të rrugës, duke favorizuar në këtë mënyrë një karburant në pronësi të babait të tij. Në atë kohë mediat raportuan se ishte pikërisht heqja e trafikndarëses në vendhyrjen e një karburanti e cila shkaktoi aksidentin tragjik. Karburanti ishte në pronësi të babait të Krislenit, Pilo Keri, ish-deputet socialist dhe më pas mbështetës i LSI-së.



1


Etiketa: , ,

Pas