Aktualitet

Grabitja spektakolare e Rinasit/ Kërkime në Kosovë për Klement Çalën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:23 - 03/07/19 |
mapo.al

Kërkimet për Klement Çalën, i njohur si një nga njerëzit kryesorë të grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, mesditën e nëntë prillit, janë shtrirë jashtë kufijve të vendit. Burime për MAPO saktësojnë se Çala dyshohet se fshihet në Kosovë.






I njëjti burim thekson se ai mund të ketë kaluar përmes kufirit të gjelbër menjëherë pas grabitjes ku mbeti i vrarë “truri” i bandës, Admir Murataj gjatë shkëmbimi të zjarrit me policinë. Gjatë muajit qershor janë bërë disa verifikime dhe nga të dhënat rezulton se Klement Çala fshihet në Kosovë, por e pazbuluar mbetet vendndodhja.


Pritet të ketë disa aksione të përbashkëta të policisë shqiptare dhe asaj kosovare për të prangosur një nga tre personat në kërkim. Krahas tij, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot në mungesë masën e arrestit me burg edhe për Eldi Çalën, vëllai i Klement Çalës si dhe Taho Çela.





Gjithashtu, policia ka akoduar shumën e 10 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në gjetjen e tyre.



LEXO EDHE:



“Rinasi”/Policia: 10 mijë € kush jep informacione për 3 të kërkuarit

1


Etiketa: , , , ,

Pas