Aktualitet

Grabitje 40 sekondëshe në 2017 – Kush është Kristi Çinari që i shpëton policisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:35 - 26/01/21 |
mapo.al

Kristi Çinari, është autori i dyshuar i grabitjes së farmacisë këtë mbrëmje pranë shkollës ‘Sami Frashëri’.





Burime bëjnë me dije se ai ka marrë nën kërcënimin e armës xhiron ditore, rreth 200-300 mijë lekë.





Siç duket dhe në foton e siguruar nga Mapo, Çinari mban të veshur një bluzë sportive ngjyrë gri dhe maskë të zezë.


Mapo ka siguruar edhe pamje pas momentit të grabitjes, ku Çinari ecën i qetë në rrugë si të mos ketë ndodhur asgjë.


21-vjeçari, dyshohet se është autori i dy grabitjeve të ndodhura pak ditë më parë në Tiranë, njëra prej tyre në pikën e Kredo.al më datë 23 janar, dhe më 21 janar një tjetër farmaci.

Kristi Çinari, njihet edhe për një tjetër grabitje në Tiranë. Në vitin 2017 raportohet se ai ka vjedhur një farmaci në Rrugën e Kavajës, për 40 sekonda.

Lexo edhe :  Tabaku: Veliaj në SPAK, punime pa tender në fushatë elektorale

I riu, mësohet se ka jetuar disa vite jashtë shtetit. Policia bën me dije se ka nisur kërkimet për të arrestuar grabitësin 21-vjeçar.

LEXO EDHE: 

Grabitet me armë zjarri farmacia në Tiranë

2


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas