Aktualitet

Grabitje me armë zjarri në Fier, autorët plagosin një person














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:53 - 10/02/21 |
mapo.al

Një grabitje me armë zjarri e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Roskovec.





Mësohet se persona të paidentifikuar janë futur në një banesë për të vjedhur, por u pikasën nga pronari i shtëpisë dhe kushëriri i tij.


Autorët kanë qëlluar me armë zjarri drejt kushërinjve, ndërsa plumbat kanë kapur vetëm një prej tyre.




Mësohet se A.Ç, 40 vjeç është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.


Njoftimi i Policisë 


Sot rreth orës 20:20, në Roskovec, persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit A. Ç, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi A. Ç, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas