Aktualitet

Grabitje nën kërcënimin e thikës në Durrës – Policia: Mori xhiron ditore, autori në kërkim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:52 - 07/10/20 |
mapo.al

Një grabitje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës.


Sipas raportimeve nga vendngjarja, një person ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e thikës ka grabitur një shumë parash një një dyqan celularësh.


Burime bëjnë me dije se grabitësi ka marrë shumën e xhiros ditore të biznesit.



Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Njoftimi i Policisë:


Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas