Aktualitet

Grabitjet dhe vrasja e shokut, kush është Artan Koçeku (Skeda)






               Publikuar në : 16:10 - 12/07/19 |
mapo.al

Policia e Shkodrës ka arrestuar Artan Koçekun, të akuzuar për vrasjen e shokut të tij, por edhe për disa grabitje karburantesh e banesash në veri të vendit. Koçeku rezulton si një “super grabitës”, por edhe një person me rrezikshmëri të lartë.


Artan Koçeku rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër.

28-vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë, u arrestua në vitin 2013 si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash të cilët grabisnin me armë pika karburantesh. Në atë kohë policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor.

Së bashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P.Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

E shkuara kriminale e Koçekut nuk përfundon me kaq. Së bashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në atë kohë (Fred Shkembi dhe Tom Gjergji) ata ishin autorë të vjedhjes së 12 dyqaneve po në Shkodër.

Vrasja e shokut

Angjelin Shkambi është ekzekutuar nga miku i tij Artan Koçeku, i cili sipas prokurorisë së Shkodrës i kishte dhënë disa vite më parë, 30 mijë euro borxh Shkambit. Viktima dhe autori i krimit njiheshin së bashku dhe se kanë pasur në disa raste marrëdhënie huaje financiare me njëri-tjetrin. Por ajo që e rëndon akoma dhe më tepër situatën është se autori i krimit Koçeku, kishte përfituar 7 ditë lejë nga burgu i Peqinit.

Koçeku duhet të paraqitej patjetër nnë ambientet e burgut, por ai ka ekzekutuar me armë zjarri ish-shokun e tij Angjelin Shkambi. Pas kryerjes së krimit brenda në makinën e Shkambit, autori i krimit është larguar në drejtim të paditur dhe sot është arrestuar.

Prokuroria thotë se sherri mund të ketë agravuar në kohë, duke sjellë që Koçeku, të marrë leje nga burgu, me synimin e vetëm për të ekzekutuar ish-shokun e tij Shkambi.

Momenti i arrestimit të Artan Koçekut

Lexo edhe:

Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Artan Koçeku, kërkohej për vrasje


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas