Aktualitet

Grabitnin shtëpitë e belgëve, në gjyq 6 “skifterët” shqiptarë






               Publikuar në : 18:06 - 12/06/19 |
mapo.al

Gjashtë shqiptarë që ishin kthyer në tmerin e qytetarëve belgë janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë për akuzën e “Vjedhjes”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerjes se veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.


Pas disa muaj hetime, prokurori Besnik Muçi, ka vendosur të mbyllë dosjen penale ndaj Alerjo alias Indrit Dushku ose Skeja, Kastriot Dedaj, Albert Arraj, Imir Vila dhe Eduart Kume. Të pandehurit ishin kthyer në “skiftera” grabitqarë të banesave dhe bizneseve në Belgjikë dhe për identifikimin dhe arrestimin e tyre është dashur që prokurorët belgë të bashkëpunonin ngushtë me prokurorët dhe policinë shqiptare.

Sipas prokurorisë, veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja i kanë transferuar në Shqipëri. Çështja ndaj tyre mban numrin 97 dhe pritet të gjykohet nga gjyqtarja e çështjes Iliriana Olldashi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas