Balerini Graciano Tagani do të rikthehet shumë shpejt në ekran, por kësaj radhe edhe si prezantues. Ai do të moderojë rubrikën “Dance with Graciano” në emisionin “Mos i fol shoferit”. Ky fakt është zbuluar nga vet balerini përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet një pjesë nga intervista me të ftuarën e tij të parë, Aulona Mustën.
“Që nga kjo e shtunë, pjesë e “Mos i fol shoferit” do të jetë dhe “Dance ëith Graciano”. Vendi ku personazhet do të rrëfehen teksa kërcejnë. E para që do ta bëjë këtë është Aulona Musta, që unë e dua pafund, dhe kësaj radhe ka thënë çdo gjë të mundshme”, ka shkruar Graciano.
https://www.instagram.com/p/Bu_-AHyFqwU/