Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën deputetit të PS-së Bashkim Fino, në seancën ku po diskutohet mocioni me debat për dekretin e Metës. Bashkim Finos i ka mbaruar koha prej 5 minutash dhe Ruçi ka urdhëruar që të fiket mikrofoni.
Ish-kryeministri ka vijuar që të flasë edhe pa mikrofon dhe Gramoz Ruçi i kërkonte vazhdimisht që të ndalonte fjalën, pasi i ishte fikur mikrofoni. Gjithsesi Fino ka vijuar të flasë, por rreshtat e fundit të fjalimit i kanë dëgjuar vetëm deputetët.
Deputeti i PS-së Bashkim Fino, u pa i nervozuar teksa largohej nga foltorja e Kuvendit.