fbpx

Aktualitet

Gramsh, digjet “Benzi” luksoz i nipit të Damian Gjiknurit (FOTO)





               Publikuar në : 10:16 - 02/06/19 |
mapo.al

Një automjet luksoz tip ‘Benz’ është djegur mbrëmë në mesnatë në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi” në afërsi të qendrës së këtij qyteti. Automjeti me targë AA 999 XS në pronësi të Gjergji Bodurit, i cili është nipi i Damian Gjiknurit është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.




Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit dhe policia. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që automjeti të mos digjet tërësisht.


Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Por veç djegies aksidentale po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme.


Etiketa: , , ,

Pas