Kapiteni i porsaemëruar i Arsenal-it, Granit Xhaka, është bërë sot baba për herë të parë. Lajmi është komunikuar nga vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Mirëseerdhe princesha jonë e vogël! Mami dhe babi të duan shumë!”-ka shkruar Graniti krahas fotos së publikuar, ku shihen së bashku duart e të treve. Emri i vogëlushes ende nuk bëhet i ditur. Me ç’kuptohet, futbollisti shqiptar ka preferuar që të tregohet diskret në këtë drejtim.
Graniti deklaroi pak ditë më parë se pikërisht për shkak të ardhjes në jetë të së bijës, nuk do të shihet për pak kohë në fushë të gjelbërt.
Rikujtojmë se mesfushori e kurorëzoi dashurinë në martesë, janarin e shkuar. Ai u njoh me të shoqen kur luante me Borussia Manchengladach dhe kur kjo e fundit punonte në një lokal në Gjermani si kamariere.
https://www.instagram.com/p/B3T-MebHXY2/