Aktualitet

“Gratë flasin shumë” – Jep dorëheqjen pas protestave kreu i Lojërave Olimpike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 12/02/21 |
mapo.al

Kritikat ndaj deklaratave seksiste kanë sjellë dorëheqjen e kreut të Komitetit Organizues të Lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori.






83-vjeçari tha në një komunikim për mediat se gratë flasin shumë dhe se takimet ku i drejtonin ato, zgjasin pambarimisht.


Një sërë protestash e nxitën të kërkonte falje, por sot Yoshiro Mori e cilësoi deklaratën e tij të papërshtatshme duke njoftuar gjithashtu dorëheqjen.







“Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e Olimpiadës nga korriku. Nuk duhet të ndodhë që prania ime të bëhet pengesë për këtë”, – tha kreu i Komitetit Organizues të Lojërave Olimpike të Tokios që u sulmua pikërisht nga sponsorët kryesorë, përfshirë këtu Toyota-n.



Edhe nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Morin, i cili më herët ka qenë kryeministër i Japonisë. Fillimisht ai zgjodhi administratorin e sportit Saburo Kaëabuchi ( 84 vjeç) për ta zëvendësuar, por diçka e tillë ngjalli reagime.



1


Etiketa: , ,

Pas