Sot bëhen 11 ditë nga greva e urisë e grave të naftëtarëve të Ballshit, gjendja e të cilave sa vjen e përkeqësohet.
Edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar gratë janë shprehur se nuk do ta lënë grevën, pasi nuk mund të negociojnë për bukën e gojës.
Ata janë shprehur se presin një zgjidhje nga kryeministri Edi Rama që t’i ndihmojë pasi nuk po kërkojnë lëmoshë, por lekët e punës.
“Do ta vazhdojmë grevën, nuk kemi ku të shkojmë. Kryeministri thotë të negociojmë për bukën e gojës, po për bukën e fëmijëve nuk negociohet. Nuk po kërkojmë lëmoshë, por lekët e punës sonë,” shprehet një nga gratë në grevë.