Aktualitet

Gratë regjisore bëjnë histori në Golden Globes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:53 - 03/02/21 |
mapo.al

Tri gra janë nominuar për çmimin e regjisores më të mirë për Çmimet Golden Globes.





Kjo është hera e parë që më shumë se një grua ka hyrë në garën e ngushtë për këtë çmim.


Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell, janë nominuar në garë bashkë me David Fincher dhe Aaron Sorkin.




Filmi i Fincherit, Mank ka më së shumti nominime – gjashtë – ashtu sikurse The Crown, që udhëheq në nominimet për çmime televizive.


Emrat e fituesve do të bëhen të ditur në një ceremoni më 28 janar.


Fennell, King dhe Zhao janë nominuar për filmat e tyre, Woman, One Night in Miami dhe Nomadland respektivisht.

Ndarja e çmimeve këtë herë organizohet dy muaj më vonë sesa zakonisht, për shkak të pandemisë së koronavirusit./REL/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas