Ann Christine Eek gjatë qëndrimit të saj në Kosovë në vitet e 70′ ka shkrepur këto fotografi që pasqyrojnë jetën dhe rolin e gruas asokohe.
Në këto fotografi bardh e zi, shfaqet jeta e grave shqiptare në përditshmërinë e tyre, ku nuk mungojnë mbledhjet familjare, dasmat, gatimet në shtëpi e shumë momente tjera.
Ann Christine Eek (lindur më 1948) është një fotografe suedeze, që jeton në Norvegji që nga viti 1979.
Eek është arsimuar në Shkollën Themelore të Fotografisë në Stokholm dhe ka studiuar histori arti me teori arti në Universitetin e Stokholmit.
Eek bashkëpunoi gjerësisht me Berit Backer në projekte fotografish nga Kosova. Ata realizuan ndër të tjera, filmin We Wear No Veil i cili u shfaq në SVT (1977) dhe NRK (1978). /KultPlus.com/
<
►
>
Etiketa: foto bardh e zi, grate kosovare